Comunitą di S.Egidio

VENDI I YLBERIT


Vendi i Ylberit

Kush jemi

Lėvizja e parė nga tė rinjtė

Manifesti

Mitingjet

Angazhimet

Pėrkrahja

Ylber - lajme (IT)

Ri-lodra


Kthe te:

Mė tė rinjtė

Solidaritet

Home page

 

by
Adriana Gulotta

Manifesti i Vendi te Ylberit

Komuniteti i Sant’Egidio

VENDI I YLBERIT

Jemi fėmijė nga e gjitha bota dhe duam ta ndryshojmė botėn. Siē ėshtė tani nuk na pėlqen. Eshtė plot me gjėra tė bukura por shumė njerėz vuajnė nga uria, nga luftrat, sepse kanė ngjyra e ndryshme e lekurės ose sepse i forti kėrkon tė shtypė tė dobtin. Planeti ynė ėshtė plot me gjėra tė bukura por ėshtė gjithnjė e mė i mbushur me mbeturina, ajri ėshtė gjithnjė e mė mbytės dhe uji ėshtė gjithnjė e mė i ndotur.

Duam njė botė mė tė drejtė e mė njerėzore, pa ndarje midis popujve, midis tė bardhėve, tė zinjve e tė verdhėve, midis tė pasurve e tė varfėrve, midis tė rinjve e tė moshuarve. Ne duam tė ndėrtojmė njė botė mė tė pastėr ku ndotja nuk t’i zverdhė pyjet e nuk ta bėjė ujin ngjyrėgėshtenjė, ku tė ketė vend pėr tė gjitha ngjyrat e pėr tė gjithė njerėzit.

Duam tė jetojmė nė paqe. Nuk na pėlqen tė rritemi nė njė botė me luftė, sepse ajo ėshtė e marrė; madje edhe ai qė e fiton luftėn, vuan dhe ka gjithmonė frikė. Duam t’u themi tė gjithėve qė ėshtė mė e rėndėsishme tė shpetosh botėn se sa tė kesh shumė para. Eshtė mė mirė tė kesh njė bluzė dhe njė palė kėpucėsh mė pak se sa tė lejosh qė fėmijėt tė punojnė si skllevėr nė shumė vende tė botės.

Jemi miq tė tė gjithėve edhe tė atyre qė askush nuk i do pranė. Jemi miq tė tė moshuarve, meqė nuk ėshtė e drejtė qė ata tė jetojnė vetėm. Jemi miq tė atyre fėmijėve tė ashtuquajtur "tė ndryshėm" sepse ata janė si ne, edhe pse nuk dinė tė vrapojnė ose tė flasin. Jemi miq tė tė huajve, tė atyre qė disa njerėz duan t’i dėrgojnė nė vendin e tyre, edhe pse kėta nganjėherė njė shtėpi mund tė mos kenė. Jemi miq tė natyrės, miq tė vėrtetė, jo si ata qė djegin pyjet e ndotin detin.

Jemi shumė por nuk jemi tė gjithė njėlloj. Jemi tė shumė ngjyrave e tė tė gjithave moshave por jo pėr tė bėrė luftė me njėri-tjetrin. Zotohemi tė rritemi sė bashku e tė mos lejojmė qė njerėzit e dhunshėm t’ua vjedhin fėmijėrinė fėmijėve.

Duket e vėshtirė por ėshtė e lehtė. Nuk lėjmė gjė pa bėrė. Ngjyrat tona janė: e bardhė dhe me tė pastrojmė botėn. E kuqe: miqėsi dhe solidaritet. E verdhė: djelli qė na bashkon. E gjelbėr: bari mbi tė cilin luajmė. Blu: si nata qė nuk duhet tė trembė mė askėnd. Kėto janė ngjyrat e sė ardhmes. Janė ngjyrat e Zotit.

Ky ėshtė Vendi i Ylberit

Romė, mė 4 tetor 1998