|
Ju s'keni vėnė kufi tjetėr veē dashurisė
(Gjon Pali 11)
Kėtu luten me gjithė mend, kėtu Bibla merret seriozisht, kėtu tė varfėrit merren seriozisht.
(Karlo Maria Martini)
"Diplomatė pa kufij", "OKB-ja e Trasteveres", "Bukė e miqėsi". Nė Romė ėshtė njė kuvend i vjetėr i Trasteveres qė i ka dhėnė emrin Komunitetit Sant'Egidio, i cili ėshtė bėrė pėr shumė njerėz sinonim i dialogut, i diplomacisė dhe, nganjėherė, i"paqes sė pamundur".Por Sant'Egidio-ja ėshtė sidomos njė mėnyrė tjetėr pėr t'u thėnė miq tė varfėrve, tė pastrehėve, tė moshuarve, imigrantėve, romėve, tė sėmurėve me Aids, tė dėshpėruarve.
Nė Kishėn katolike ky komunitet ėshtė njė shoqatė publike ndėrkombėtare laikėsh, e bazuar nė pėrparėsinė e Ungjillit dhe tė shėrbimit ndaj atyre qė janė katandisur nė shkallėn mė tė fundit. Nė botė ėshtė njė prej kandidatėve tė ēmimit Nobel pėr paqen. Nė Itali dhe nė shumė vende evropiane dhe jo evropiane Sant'Egidio-ja pėrfaqėson njė dashuri tė menēur pėr mė tė varfėrit, pėrfaqėson zgjedhjen pėr tė jetuar sė bashku me anėtarėt e Komunitetit, si edhe bashkėpunimin konkret mes besimtarėve me prejardhje tė ndryshme. Tė krishterė qė nuk dorėzohen pėrpara padrejtėsive, pėrpara tundimeve tė mosdurimit dhe tė mbylljes: nga bidonvilet e Buenos-Ajresit nė portin e Anversės, nga kampet e tė arratisurve nė Zaire te shkretėtirat njerėzore tė ish-Bashkimit Sovjetik.
Paqja nė Mozambik pas gjashtėmbėdhjetė vjetėsh lufte civile, paraqitja pėrsėri e negociatės qė shpuri nė fundin e luftės nė Guatemalė, pas mė se tridhjetė vjetėsh, dhe orvatja e vėshtirė e njė rrugėdaljeje politike, jo tė dhunshme, pėr krizėn nė Algjeri, tė gjitha kėto bėnė qė tė "zbulohej" ky realitet. Por pothuaj vetėm nė aspektin mė tė "mediatizuar".
Si pajtohen diplomacia dhe lutja, fjala e Hyjit dhe hapja ndaj botės, angazhimi qytetar, solidarėsia me tė varfėrit dhe jeta e pėrditshme? Ē'do tė thotė tė jesh "Sant' Egidio"?
Pėr herė tė parė me kėtė libėr ėshtė bėrė e mundur tė hedhėsh njė vėshtrim nė gjithēka qė i takon Komunitetit. Njė vėshtrim jo konvencional, bashkė me Andrea Rikardin, qė na jep nė kėto faqe dėshminė e tij origjinale dhe tė thellė, e cila prej gati dyzet vjetėsh ndėrthuret me aventurėn ende tė hapur tė Sant' Egidio-s.
Aventurėn qė nisi Rikardi bashkė me disa shokė tė liceut nė njė vit pak tė veēantė: 1968-n.
|