|
|
|
|
|
05/01/2003 |
|
Ky komunitet gjatė 10 viteve tė jetės sė tij ka ndihmuar nė kurimin falas tė fėmijėve shqiptarė nė spitalet italiane |
|
|
Komuniteti "San Exhidio" ka festuar dje nė Tiranė 10 -vjetorin e fillimit tė misionit tė tij nė Shqipėri. Nė sajė tė misionit katolik dhe projekteve qė ai ka patur mė organizatat e tjera joqeveritare ėshtė ndėrhyrė nė infrastrukturėn e spitaleve, qendrave shėndetėsore si dhe kurimin e dhjetėra fėmijėve shqiptarė nė spitalet italiane. Pėr kontributin e kėtij komuniteti nė fushėn e shėrbimit humanitar, presidenti Alfred Moisiu e ka dekoruar kėtė komunitet me urdhrin "Nėnė Tereza". Nė ceremoninė e dhėnies sė urdhrit mori pjesė kreu i kėtij komuniteti, Vinēenso Palia. Urdhri "Nėnė Tereza" i ėshtė dhėnė kėtij komuniteti fetar me motivacionin "Pėr Merita tė Veēanta nė Arritjen e Kompromisit Politik nė Shqipėri". Presidenti Moisiu, ka pėrshėndetur drejtuesit e komunitetit dhe ka pėrkrahur rolin pozitiv qė kanė pasur misionarėt e saj nė qetėsimin e klimės politike nė vend. Ky komunitet ka qenė i pranishėm nė Shqipėri nė momentet mė tė vėshtira tė 10 viteve tė fundit duke bėrė tė mundur nėnshkrimin e disa marrėveshjeve pėr qetėsimin e situatės. Nė veri tė vendit njė numėr i konsiderueshėm familjesh kanė lėnė hasmėritė dhe kanė falur gjakun falė ndėrhyrjeve qė kanė bėrė misionarėt e komunitetit "San Exhidio". Zona tė tilla si Puka dhe Shkodra janė vizituar herė pas here nga pėrfaqėsuesit e kėtij komuniteti. Ky komunitet fetar ėshtė tepėr i njohur nė Shqipėri pėr rolin ndėrmjetėsues tė tij mes politikanėve shqiptarė. Njė prej marrėveshjeve ka qenė edhe ajo e vitit 1997, ku pozita dhe opozita ranė dakord qė tė krijonin njė qeveri teknike, pėr tė nxjerrė vendin nga trazirat. Nė konferencėn e djeshme qė u mbajt nė mjediset e Pallatit tė Kongreseve, pėrshėndeti zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm Ilir Meta, lideri demokrat Sali Berisha, kryepeshkopi Anastas Janullatos si dhe monsinjor Anxhelo Masatra. Njė rol pozitiv nė misionin 10-vjeēar tė kėtij komuniteti ka pasur edhe ndihma qė ata i kanė dhėnė spitalit tė pediatrisė nė Qendrėn Spitalore Universitare. Misioni i parė nė fushėn e shėndetėsisė i komunitetit ka qenė dhėnia falas syzeve pėr 9 mijė persona, prej tė cilėve 8 mijė kanė qenė fėmijė. Vetėm nė QSU, nga viti 92 kur ėshtė hapur qendra e parė e komunitetit "San Exhidio" deri mė sot janė sjellė ndihma pėr repartin onko-hematologjik, spitalin pediatrik dhe 13 qendra shėndetėsore nė fshatra tė ndryshme tė vendit. Njė nga projektet mė tė rėndėsishme tė kėtij komuniteti ka qenė mjekimi i fėmijėve shqiptarė nė Itali. Mjekja pediatre Anila Godo, tha se ky komunitet e ka hapur gjithnjė derėn sa herė qė spitali pediatrik ka pasur raste urgjence. Nė spitalet mė tė kushtueshėm tė Italisė janė kuruar 12 fėmijė nga sėmundje tė rėnda dhe 5 tė rritur gjatė kėtyre viteve. Ndėrkohė qė 450 persona tė repartit tė hematologjisė nė spitalin pediatrik kanė marrė medikamente falas falė bujarisė sė kėtij komuniteti. Drejtuesit e kėtij komuniteti theksuan se njė pjesė e konsiderueshme e projekteve janė pėrqėndruar nė zonat veriore, si nė Lezhė, Shkodėr, Burrel, Mirditė dhe Dibėr, nė ndihmė tė fėmijėve qė kanė probleme me kequshqyerjen.
|
|